Sot është një dite e re, me diell. Është thuaja se e njëjtë me ditën e 1 marsit 2009, ditën qe e themeluam Cima Construction.

Ëndrrat i kishim të mëdha por veglat e punës te pakta, e edhe ishim pak ne numër.

Por Gur mbi Gur ishte motoja që na mësoi të lidhemi fuqishëm me njerëzit, punëtorët dhe themelet e çdo vendndërtimi.

Sot teksa kthehemi në kohë shohim se sa me fat kemi qenë që në këtë udhëtim tonin rrugës takuam partnerë, bashkëpunëtorë dhe njerëz fisnikë që na e dhanë besimin të ndërtojmë vatrat e tyre – kulmet e shtëpive të tyre.

Teksa kremtojmë 10 vjet të Cima Construction qindra punëtorë tanë janë duke ndërtuar në dhjetëra lokacione vepra te dizajnit dhe arkitekturës moderne.

E nesërmja do të zbardhe me shtëpi të reja për qindra familje anekënd Kosovës.

Ndërtime që janë fryt i punës sonë dhe garance e investimit të tyre.

Sot kremtojmë 10 vjetorin. Por, për Ne, ky është veç fillimi.
Ju Faleminderit të gjithëve që besuat tek ne.

Në ndërtojmë!

Cima Construction
Ju faleminderit