Cima Construction

Cima Construction është kompani ndërtimore e themeluar në vitin 2009. Me një përvojë dhe staf të kualifikuar, kompania Cima renditet si një ndër kompanitë më të sukseshme në vend. Projektet të cilat i ka ndërtuar Kompania Cima nëpër Kosovë përfshijnë objekte të ndryshme si: Banesa Kolektive, Shtëpi Banimi, Ujësjellës dhe Kanalizime, Spitale dhe Ambulanca, Shkolla etj. Me një besim të madh, me teknologji të sofistikuar dhe cilësi shumë të mirë të ndërtimit në fusha të ndryshme, mundohemi që sa më tepër t'i përmbahemi objektivave, vizionit dhe misionit tonë për punë sa më të sukseshme dhe kualitative. Projektet tona arkitektonike përmbajnë të gjitha planet të kërkuara për kompletimin, përfundimin dhe dizajnin e punëve. Shpresojmë që të gjeni material të mjaftueshëm gjatë shfletimit të faqes tonë të internetit, në të cilat besojmë se do të gjeni informata të mjaftueshme pë suksesin dhe kualitetin tonë. Mirësevini në faqen tonë zyrtare të kompanisë ndërtimore Cima. Kompania Cima është lider i dëshmuar në fushën e ndërtimit dhe projektimit. Kompania jonë bënë ndërtimin e objekteve të ulëta dhe të larta si dhe përfundimin e projekteve sipas sistemit "qelsat në dorë

Vizioni

Komania CIMA synon që në të ardhmen të jetë lider në fushën e ndërtimin duke u nisur nga serioziteti në punë, cilësia e ndërtimit dhe krijimi i kushteve shumë të favorshme për klientët. Përfundimi i projekteve të mëdha si qendra rekreative dhe tregtare, ndërtimin e objekteve të larta banesore si dhe shtëpive moderne të banimit ne synojmë që punën tonë ta zgjerojmë në tregun e ndërtimit në të gjithë Kosovën por edhe jashtë saj. Rehatia dhe jeta e dinjitetshme e klientit tonë janë vizioni ynë që shtyn përpara punën tonë.

Misioni

Misioni ynë është ti ndërtojmë vendit tonë ambiente multifunksionale duke kontribuar ne rritjen e vlerës së shtuar dhe rritjen e pasurisë së shoqërisë. Parimi jonë shtytës dhe udhëheqës në aktivitetet tona për investime dhe zhvillim është që të punojmë në mënyrë aktive në drejtim të rritjes së vlerës së shtuar të investimeve. Në kompaninë tonë, krijimi i vlerës së shtuar është para së gjithash i bazuar në rritjen e shitjeve neto, përmirësimin e profitabilitetit dhe duke krijuar një pozitë të fortë strategjike për kompaninë. Në investimet e pasurive të patundshme, krijimi i vlerës së shtuar është i bazuar në pronat përkatësisht projektet në zhvillim, në përputhje me nevojat e banorëve dhe trendet botërore të arkitekturës.

Shërbimet

Ndërtime të ulëta (vila, shtëpi, lokale afariste, kampshtëpiza...),
Ndërtime të larta (qendra tregtare, banesa, shkolla, ambulanca, depo...),
Menaxhimin e ndërtimeve të objekteve të ndryshme gjatë ekzekutimit,
Konsultime në lidhje me Ndërtimatari, Arkitekturë, Hidroteknikë dhe Makineri.
Të gjitha ndërtimet që bëhen janë të nivelit të lartë, janë kualitative dhe të garantuara. Puna jonë plotëson standardet ndërtimore që kërkohen në Kosovë. .

Kushtet e ndërtimit

Standarde Europiane dhe cilësi e lartë e Ndërtimit Furnizim me ujë të pijshëm dhe sanitar - 24/7, Për Çdo njësi banimi - një depo (2-4 m²), Ashensorë - 24h (Të pajisura me UPS), Fasadë termike ose e kombinuar me tulla fasade me norma Europiane (Ajrosje & Termoizolim), Hapësirat e shkallëve kundër zjarrit (sistemi kundër zjarrit), Dyer zjarr - Rezistuese te shkallët dhe në korridore, Dritare dhe dyer të cilësis së lartë Salamander-Prodhim Gjerman, Roleta plastike (Salamander - Prodhim Gjerman), Konstruksioni meskatesh me standarde për izolim akustik, Parket i llojeve te ndryshme - klasi i I-rë (i gatshëm apo i ngjashëm), Pllaka keramike për terrasë të rezistueshme ndaj ngricave dhe rrëshqitjes (R9), Mure të dyfishta me izolim akustik dhe me lesh guri ndërmjet dy banesave, Menaxhimi i mirëmbajtjes dhe sigurimi fizik bëhet ekskluzivisht nga mirembajtesi i objektit në kuadër të Kompanisë , Sistemi i Alarmit kundër zjarrit - Parking i siguruar për qdo njësi banesore plus cdo parking posedon nga një depo