Cima Construction

Cima Constracion është kompani ndërtimore e krijuar nga Bali Kabashi dhe Arsim Kabashi. Me një përvojë dhe staf të kualifikuar, kompania Cima renditet si një ndër kompanitë më të sukseshme në vend. Projektet të cilat i ka ndërtuar Kompania Cima nëpër Kosovë përfshijnë objekte të ndryshme si: Banesa Kolektive, Shtëpi Banimi, Ujësjellës dhe Kanalizime, Spitale dhe Ambulanca, Shkolla etj. Me një besim të madh, me teknologji të sofistikuar dhe cilësi shumë të mirë të ndërtimit në fusha të ndryshme, mundohemi që sa më tepër t'i përmbahemi objektivave, vizionit dhe misionit tonë për punë sa më të sukseshme dhe kualitative.
Më shumë

Vizioni

Komania CIMA synon që në të ardhmen të jetë lider në fushën e ndërtimin duke u nisur nga serioziteti në punë, cilësia e ndërtimit dhe krijimi i kushteve shumë të favorshme për klientët. Përfundimi i projekteve të mëdha si qendra rekreative dhe tregtare, ndërtimin e objekteve të larta banesore si dhe shtëpive moderne të banimit ne synojmë që punën tonë ta zgjerojmë në tregun e ndërtimit në të gjithë Kosovën por edhe jashtë saj. Rehatia dhe jeta e dinjitetshme e klientit tonë janë vizioni ynë që shtyn përpara punën tonë.

Misioni

Misioni ynë është ti ndërtojmë vendit tonë ambiente multifunksionale duke kontribuar ne rritjen e vlerës së shtuar dhe rritjen e pasurisë së shoqërisë.Parimi jonë shtytës dhe udhëheqës në aktivitetet tona për investime dhe zhvillim është që të punojmë në mënyrë aktive në drejtim të rritjes së vlerës së shtuar të investimeve.Në kompaninë tonë, krijimi i vlerës së shtuar është para së gjithash i bazuar në rritjen e shitjeve neto, përmirësimin e profitabilitetit dhe duke krijuar një pozitë të fortë strategjike për kompaninë.

Shërbimet

Kompania jonë kryen këto shërbime: Ndërtime të ulëta (vila, shtëpi, lokale afariste, kampshtëpiza...), Ndërtime të larta (qendra tregtare, banesa, shkolla, ambulanca, depo...), Menaxhimin e ndërtimeve të objekteve të ndryshme gjatë ekzekutimit, Konsultime në lidhje me Ndërtimatari, Arkitekturë, Hidroteknikë dhe Makineri. Të gjitha ndërtimet që bëhen janë të nivelit të lartë, janë kualitative dhe të garantuara. Puna jonë plotëson standardet ndërtimore që kërkohen në Kosovë.