Mirësevini në faqen
tonë zyrtare!

Historiku

Cima Construction është themeluar në vitin 2009 dhe funksionon si kompani projektuese dhe ndërtimore. Përvoja e duhur dhe e arrirë, stafi i kualifikuar dhe profesional, përkushtimi dhe besueshmëria në punë, rëndësia e veçantë në afatet kohore të ndërtimit e rëndisin kompaninë Cima Construction ndër kompanitë më të suksesshme në Kosovë. Garantimin e këtyre sukseseve e dëshmon realizimi i projekteve në gjithë Kosovën.

Ndërtimet përfshijnë objekte të ndryshme:

- Apartamente dhe Lokale afariste,
- Shoping Center,
- Hotele,
- Shkolla,
- Spitale,
- Shtëpi individuale,

Objekte të ndryshme me gjithë infrastrukturën përcjellëse. Besueshmëria dhe përkushtimi për punë, organizimi profesional, teknologjia bashkëkohore dhe e sofistikuar si dhe cilësia e lartë e ndërtimit të objekteve të ndryshme bëjnë që t’i përmbahemi objektivave, vizionit dhe misionit tonë të përbashkët për punë profesionale, të suksesshme dhe me cilësi të lartë. Kompania Cima Construction çdo herë ofron risi dhe është lider i dëshmuar në projektimin e objekteve, ndërtimin dhe përfundimin e punëve në mënyrë profesionale dhe me afate kohore të caktuara. Projektet tona arkitektonike plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara ne fushën e projektimit e dizajnimit. Përmes faqes tonë të internetit cimaks.com do të gjeni materiale të mjaftueshme dhe informata të përditësuara për sukseset, kualitetet e ndërtimit dhe të gjitha informacionet e hollësishme dhe të nevojshme.

Vizioni
Çfarë synojmë?

Kompania Cima Construction synon që në të ardhmen të jetë lider në fushën e projektimit dhe ndërtimit duke u nisur nga serioziteti në punë, cilësia në ndërtim, dhe krijimi i kushteve shumë të favorshme për klientët.

Rehatia dhe siguria investimit në patundshmëri të klientëve janë vizioni ynë që shtyn përpara punën tonë. Ne synojmë që punën tonë ta zgjerojmë në tregun e ndëtimit në të githë Kosovën, por edhe jashtë saj.

Misioni
Çfarë obligime marrim?

Kompania ndërtimore Cima Construction ka qëllim ndërtimin e objektëve në Kosovë dhe jashtë saj, me ambiente multifunksionale dhe në përputhje me kërkesat bashkëkohore të ndërtimit e të klientëve tanë duke kontribuar në rritjen e vlerës së shtuar dhe rritjen e pasurisë së shoqërisë.

Parimi ynë shtytës dhe udhëheqës në aktivitetet tona për investime dhe zhvillim do të jetë puna në mënyrë aktive në drejtim të rritjes së vlerës së shtuar të investimeve brenda kompanisë dhe jashtë saj përmes politikave të mirë fillta menaxhuese që garantojnë stabilitetin dhe investimet të fuqishme të kompanisë për interesat e saj dhe ato publike.

Stafi Menaxhues

Bali Kabashi

Pronar

Arsim Kabashi

Pronar

Visar Maksutaj

Drejtor i Përgjithshëm

Ardian Sopa

Burime Njerzore

Haki Kabashaj

Drejtor Ekzekutiv

Burim Baxhaku

Menaxher i Projekteve

Sylejman Vitia

Menaxher i Financave dhe Kontabilitetit

Ismail Selimi

Avokat i Kompanisë

Bekim Lezi

Menaxher i Shitjes

Rrezart Sahiti

Menaxher i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Leonard Krasniqi

Menaxher i Marketingut

Lokacioni