Prishtina e Re,
Koncepti i hartuar për projektin Masterplan refersto:
Master plani permban:
Kompleksi i kullës së madhe cima është konceptuar si një vend ku fillon një jetë e re e bukur dhe aktive e vendosur në hapësirën më të mirë në një lagje unike urbane të pjesës së re të Prishtinës, dhe në qendër të saj ofron më të mirën për të investuar në prona të paluajtshme
Lagjja e Muhaxherve, Prishtinë
Objekti shtrihet në mes te rrugëve “Kaqaniku” dhe “Lord Bajron”, ku rruga “Lord Bajron” është rrugë e planifikuar e Planit.
Master plani permban:
Objekti ka arkitekturë koherente dhe moderne, me hapësirë të gjelbërt dhe njëherit një intimitet për banorët e ardhshëm. Ne arkitekturen e objektit ka ndikuar edhe respektimi i distances nga kufiri i parceles duke krijur nje objekt shkalle shkalle në dy anët e tij.
Stabiliteti i ndërtesës është kushti kryesorë i projektimit dhe ndërtimit, duke respektuar me përputhshmëri normat dhe standardet europiane si dhe duke i`u referuar materialeve me cilësinë më të lartë në industrin e ndërtimit.
Lagjja Tophane, Prishtinë
Objektet kanë orientim lindje perendim, me dritë dhe diell të mjaftushëm si dhe hapësira të lira duke respektuar distancat e nevojshme për banim.
Arkitektura moderne, unike dhe e qendrueshme e bënë këtë kompleks të veçantë. Kompleksi ofron mundësi të mira për zhvillimin e jetës familjare të shëndoshë me hapësira gjelbëruese, shtigje dhe hapësira te mjaftueshme për lojë. Privatësia dhe komoditeti i banorëve është rritur duke organizuar në cdo hyrje të objektit vetëm nga 3 njësi banesore në katë te lidhura me shkallë të gjera dhe 2 ashensorët komod.Parkingjet për vetura në bodrumet e ndërtesave i plotësojnë nevojat për banorët e ndërtesave duke respektuar standardet dhe normat e ndërtimit.
Gjithashtu parkingjet jashtë ndertesave i plotësojnë nevojat e lokaleve afariste dhe janë në harmoni me kriteret të cilat parashihen sipas planeve dhe rregullave urbanistike. Kompleksi do të ndërtohet për banorët e ardhshëm – klientët tanë të mundshëm të cilë janë shtylla kryesore që na shtynë përpara dhe qëllimi ynë kryesorë është që ata të jenë të kënaqur.