Ky dokument përfshin informacionin që kontrolluesi duhet t'i japë një personi, të dhënat personale të të cilit janë duke u përpunuar, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës”, Nr. 6/2019, Prishtinë) dhe Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, Rregullorja (BE) 2016/67 (“GDPR”), nëse është e aplikueshme.
Të dhënat tuaja personale mblidhen dhe përpunohen nga Cima Construction siç detajohet më tej në këtë Njoftim për Përpunimin e të Dhënave Personale. Kjo do të thotë se në përputhje me ligjin, Cima Construction është përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Përpunimi i të dhënave personale ndodh vetëm pas marrjes së pëlqimit tuaj paraprak, ose kur përpunimi i të dhënave tuaja personale është i lejuar me ligj.
Për çdo pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe për të ushtruar të drejtat tuaja, mund të na kontaktoni me email [email protected] ose të shkruani në adresën e zyrës sonë:
CIMA CONSTRUCTION
Rr. Dardania
Fushë Kosovë 12000